Arrestohet drejtori i spitalit, akuzohet se kërcënoi bashkëshorten
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportimeve, Berisha dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se do të kishte të njëjtin fat si Arlinda Zekaj, e cila u vra me sëpatë nga kunati i saj, pas një historie të gjatë dhune në familje.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, për shkak të natyrës së kërcënimeve të raportuara dhe referimit ndaj një rasti të rëndë të dhunës me pasoja fatale.
Pas ndalimit të tij, Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur caktimin e masës së arrestit shtëpiak për Gëzim Berishën, duke mos pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata bëri të ditur se çështja penale lidhet me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 248, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa ndaj Berishës rëndojnë dyshimet për dhunë në familje.
“KORÇA BOOM”
















