top of page

Në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, ja si paraqitet situata me avokatin Saimir Vishaj

2 hours ago
1 min read

Avokati i njohur Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga shkallët dy ditë më parë.


Sipas burimeve të raportuara, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke bërë që mjekët ta fusin në intubim në repartin e reanimacionit.


Kjo është një tjetër përballje e vështirë shëndetësore për avokatin, i cili vetëm pak muaj më parë kishte rrëfyer publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, që i kishte rrezikuar jetën dhe e kishte mbajtur për një periudhë larg aktivitetit profesional.


Vishaj arriti të rikthehej në jetën publike pas asaj periudhe të vështirë, ndërsa lajmi për incidentin e fundit ka shkaktuar shqetësim te kolegët, miqtë dhe komuniteti i juristëve.


Ai njihet si një nga avokatët penalistë më të njohur në vend dhe mban postin e kryetarit të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.


Ndërkohë, të gjithë po ndjekin me shqetësim zhvillimet mbi gjendjen e tij shëndetësore, me shpresën për një përmirësim të situatës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page