top of page

Grabitja e bankës në Tiranë, reagon Raiffeisen: Ja çfarë ndodhi me punonjësit dhe klientët

5 hours ago
1 min read

Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.


Në një deklaratë për mediat, banka bën me dije se autoritetet kompetente janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Gjithashtu, theksohet se nga grabitja nuk ka pasur persona të lënduar, as mes punonjësve dhe as mes klientëve.


Banka shprehet se siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve mbeten prioriteti kryesor, ndërsa konfirmon bashkëpunimin e plotë me autoritetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Duke qenë se hetimet janë në vijim, Raiffeisen Bank bën të ditur se nuk mund të japë më shumë detaje në këtë fazë, në respekt të procesit hetimor.


“Për grabitjen janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojmë që nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë.


Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente”, thuhet në reagimin e bankës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page