top of page

Plas bombola e gazit në byrektore, dëmtohen 3 makina!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Nje bombol gazi shpertheu ne nje byrektore ne Lezhe duke sjelle deme materiale.


Lezhë / Informacion paraprak


Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.


Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page