top of page

Plas grabitja, argjendaria bëhet objekt i sulmit me a*më

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një grabitje me armë është raportuar këtë të martë në një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.


Sipas informacioneve të para, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë të armatosur në argjendari, ku kanë realizuar grabitjen. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe vlera e sendeve të marra.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten më shumë detaje zyrtare në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page