top of page

Plas sherri mes turisteve në Ksamil

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2025
  • 1 min read

Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur mes dy turisteve ditën e sotme në plazhin e Ksamilit.


Nga një video e postuar nga JOQ, dy të huajat kanë debatuar me tone të larta, britma e të shara, në mes të plazhit i cili ishte plot me familjarë e fëmijë.


Për të qetësuar situatën në plazhin publik të “3 ishujve” në Ksamil, është dashur ndërhyrja e policisë.


Turistet janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i sherrit që ka shqetësuar të gjithë pushuesit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page