top of page

Plasin llotot/ 3 arrestime dhe procedime penale, u kapën duke vënë baste!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 23
  • 1 min read

Finalizohet operacioni i koduar “Game Over 4”.


Bashkëpunuan për përshtatjen e një lokali në Vaqarr, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen 3 shtetas, ndër ta, pronari i subjektit.


Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap duke luajtur, në ambientet e lokalit.


Sekuestrohen 4 celularë me të cilët viheshin baste sportive.


Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimatarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Game Over 4”.


Gjatë operacionit u konstatua se 1 lokal në fshatin Vaqarr, ishte përshtatur për vënie të kundërligjshme të basteve sportive, me celularë.


Për këtë rast u vunë në pranga pronari i lokalit, shtetasi J. G., 30 vjeç, si dhe 2 bashkorganizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasit F. D., 29 vjeç dhe K. D., 31 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë, 1 shtetas, i cili gjatë ndërhyrjes së shërbimeve, u konstatua duke vënë baste, në ambientet e lokalit, B. S., 25 vjeç.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page