top of page

“PLAY OUT”, KATEGORIA E PARË/ Kukësi dhe Luftëtari mësojnë rivalët e finaleve, çfarë parashikon rregullorja e FSHF

  • May 3
  • 2 min read

Sot janë mësuar dy finalet që do të luhen për një vend në Kategorinë e Parë. Luftëtari do masë forcat me Sopotin, ndërsa Kukësi me Bylisin B.


Luftëtari e mbylli si vend i nëntë në Kategorinë e Parë. Kështu përballet me Sopotin që vjen si fitues i “play off” në Grupin A të Kategorisë së Dytë.


Në anën tjetër është Kukësi. Verilindorët masin forcat me Bylisin B, që shkon në finale si fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë.


Rregullorja parashikon që finalet do të luhen në stadium të përcaktuar nga FSHF. Në të njëjtën kohë, vlen për t’u theksuar që mund të shkojnë deri me penallti për të nxjerrë fituesin.


“PLAY OUT”


LUFTËTARI – SOPOTI


KUKËSI – BYLIS B


RREGULLORJA


24.2 Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e kualifikuara nga faza play-off e Kategorisë së Dytë do të zhvillojnë një ndeshje me një takim përkatësisht:


a. Vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë.


b. Vendi i 10 (dhjetë) i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “B” të Kategorisë së Dytë.


24.3 Ndeshjet e Play-Off do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF.


24.4 Për këtë ndeshje, vlejnë rregullat e parashikuara në nenin 28, pika b,c,d,e.


NENI 28


b.në rastet kur 2 (dy) skuadrat në fund të 90-të minutave të ndeshjes së parë ose të dytë të turit kanë rezultate të barabarta, për të nxjerrë skuadrën fituese, atëherë do të zhvillohen 2 x 15 minuta kohë shtesë.


c.në rast se dhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të gjuhen 5 (pesë) goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.


d. në rast se dhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që një njeri nga skuadrat nuk shënon shpallet fituese skuadra që shënon.

“KORÇA BOOM”


bottom of page