Pogradeci-Besa ndez “play-off”-in, FSHF cakton sfidën vendimtare ja vendi dhe ora...
- 20 hours ago
- 1 min read
Përsëritet finalja e vitit të kaluar, FSHF përcakton axhendën e Pogradeci-Besa në Kategorinë e Parë
Pogradeci-Besa do të jetë finalja e “play-off”-it në Kategorinë e Parë. Takimi është programuar të zhvillohet më 11 maj në stadiumin Elbasan Arena, duke nisur nga ora 17:00, ashtu siç është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Përballja rikthen finalen e sezonit të kaluar, duke shtuar edhe më shumë rivalitetin dhe interesin për këtë duel vendimtar. Të dy skuadrat synojnë triumfin për të siguruar objektivat e sezonit në një sfidë që pritet të ndiqet me shumë interes nga tifozët.
“KORÇA BOOM”
















