top of page

Pogradeci e ka “detyrim” fitoren ndaj Burrelit, në fushën zbresin edhe 12 ekipe nga Kategoria e Dytë

  • 18 hours ago
  • 1 min read

Pas fitoreve të Skënderbeut dhe Laçit në javën e 22-të të Kategorisë së Parë, Pogradeci i drejtuar nga trajneri Emiljano Çela i ka “detyrim” 3 pikët kundër Burrelit, ndeshje e cila do mbahet në stadiumin “Gjergji Kyçyku”, duke filluar prej 13:30.


Në këtë orë është planifikuar edhe sfida Iliria – Lushnja. Në Kategorinë e Dytë, do të zbresin në fushë ditën e sotme 12 ekipe.


Devolli pret Partizanin B, Tomori duelon me Orikun, Shkumbini udhëton në Maliq, Këlcyra – Butrinit është një tjetër “betejë” interesante. Vlen të përmendet edhe Adriatiku – Naftëtari, sikurse Eagle Football – Bylis B.   

 

JAVA 22

E Shtunë (DJE)

Laçi – Besa 2-1

Luftëtari – Kastrioti 2-1

Kukësi – Korabi 4-2

Skënderbeu – Apolonia 3-2


E Diel (SOT)

Ora 13:30 Pogradeci – Burreli

Ora 13:30 Iliria – Lushnja

“KORÇA BOOM”


bottom of page