Pogradeci fiton 3–0, por Çela nuk e fsheh pakënaqësinë: “Rezultati nuk reflekton lojën"
- 4 days ago
- 1 min read
Trajneri Emiljano Çela komentoi fitoren 3–0 të Pogradecit ndaj Ilirisë, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si skuadra e tij luajti pjesën e dytë të takimit.
“Pjesën e parë jam shumë i kënaqur, çdo gjë që punuam na u realizua. Patëm dominancë.
Pjesën e dytë nuk më pëlqeu, sepse ekipi uli ritmin. Kishim përgatitur bllok të ulët, por loja e tepruar në zonën e ndërtimit tregoi papërgjegjshmëri. Jam i pakënaqur sepse një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Kavajë; shkuam 3–0 dhe na shënoi kundërshtari dy gola.
Sot më thjesht, nuk shënoi Iliria, por rezultati është i gënjeshtërt”, tha Çela për “RTSH Sport”.
Trajneri gjithashtu komentoi zëvendësimet dhe strategjinë e lojës: “Zguro, Kazem dhe Lleshaj u hoqën për rotacion, pasi kishin shumë minuta. Nuk më pëlqeu humbja e përqendrimit, gabimet në zonën e ndërtimit dhe mënyra si u organizua presingu. Dua të ndërtoj mentalitetin e një ekipi kampion për atë që pretendojmë. Krahu i majtë funksionoi mirë, ai i djathti ishte më i ri dhe ka nevojë për përmirësim”.
Çela theksoi se ideja ishte të organizohej zona me 5 lojtarë dhe të bëhej presing ultra ofensiv pas humbjes së topit, por sipas tij, pjesa e dytë tregoi se ekipi ka ende punë për të përmirësuar përqendrimin dhe disiplinën në lojë.
“KORÇA BOOM”
















