POLICIA/ Dy të arrestuar në Korçë, një 23-vjeçar nga Podgoria dhe një nga Dishnica.
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Qarku Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pasi duke drejtuar automjetin, ka akidentuar lehtë një këmbësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 57 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një objekt për biznes të paregjistruar në organet kompetente, që ai administronte.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















