top of page

POLICIA/ Kokainë në Korçë, arrestohet 22-vjeçari. Arrestohet edhe një 23 vjeçar në Voskopojë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 23 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, pasi dyshohet se i ka vjedhur pronarit të subjektit ku ishte i punësuar, kartën e bankës, dhe e ka përdorur për të bërë blerje.


Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page