POLICIA/ Një i arrestuar. Aksident në lagjen 17-të në Korçë. Ngjarje edhe në Maliq. Ja komunikata!
- Korca Boom
- Oct 28, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetsin E. A., 33 vjeç, banues në fshatin Desmirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, në lagjen nr. 17, Korçë, ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi I. L., 38 vjeç, punonjës i një firme pastrimi, ka rënë aksidentalisht nga karroceria e automjetit të punës dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Në lidhje me njoftimin e dhënë më datë 26.10.2025, për thyerjen e xhamave të derës së banesës së shtetasit Gj. Th., 64 vjeç, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë identifikikuar dhe kapur autorët e dyshuar të rastit, shtetasit V. L., 40 vjeç, dhe V. R., 51 vjeç, banues në Korçë, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërimi i pronës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















