POLICIA/ Plasin në Korçë lojërat e paligjshme të fatit, policia njofton procedimet penale
- Korca Boom
- Nov 10, 2025
- 1 min read
Qarku Korçë
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një rast të lojërave të fatit, për të cilin u shpall në kërkim shtetasi Gj. T., 39 vjeç, banues në Korçë, si bashkëpunëtor i të arrestuarit, shtetasit E. J., bëjmë me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë kapur shtetasin Gj. T. U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 39-vjeçarin.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.10.2025, për një rast të lojërave të fatit, për të cilin u shpall në kërkim shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kapën shtetasin E. D. U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 38-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















