top of page

POLICIA/ Sherr në Libonik. Në Korçë dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 13, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin A. C., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Durrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 13 ditë burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Nj. V., 35 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 36-vjeçar, për motive të dobëta.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, nëpërmjet celularit.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. A. 32 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page