top of page

POLICIA/ Çmendet 35-vjeçari në Maliq, i rrëmben fëmijën e mitur ish-bashkëshortes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 16
  • 1 min read

I "rrëmbeu" fëmijët e mitur ish bashkëshortes, ndjekje penale banorit nga Shkoza e Maliqit.


Policia e Komisariatit Maliq ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Shkozë.


Ky shtetas, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka marrë fëmijët e mitur nga ish-bashkëshortja e tij dhe nuk ia ka kthyer më.


Prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa policia thekson se respektimi i vendimeve gjyqësore mbetet detyrim ligjor për të gjitha palët.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page