top of page

Policia e Shtetit garanton sigurinë gjatë eskortimit të kombëtares së Serbisë

  • Jun 6, 2025
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka realizuar me sukses eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas drejt Tiranës.

Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.


Policia do të vazhdojë të zbatojë të gjitha masat e parashikuara në Planin e Posaçëm për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, si dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.


Ftojmë qytetarët dhe tifozët që të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere qytetare, sportive dhe të kulturuar, duke respektuar rregullat dhe mikpritjen shqiptare.


“KORÇA BOOM”



bottom of page