top of page

Policia e Korçës në terren me “Shqiponjat”: Çfarë u gjet brenda bar-kafesë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëmblaku”, i zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.


Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientet e një lokali në fshatin Zëmblak, njësia administrative Maliq, shitej lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan ndërhyrjen, me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”.


Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. C., 36 vjeç, banues në Korçë;

  • A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;

  • P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.


Gjatë kontrollit në lokalin bar-kafe në pronësi të 36-vjeçarit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë, një shumë parash, një armë gjahu teke pa leje, tre celularë dhe një DVR.


Kontrolle u ushtruan edhe në automjetin e pronarit të lokalit, si dhe në automjetin e shtetasit A. H., ku u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa.


Nga hetimet paraprake dyshohet se P. Gj. kishte rolin e porositësit të lëndës narkotike, A. H. atë të transportuesit, ndërsa A. C., si pronar i lokalit, do të kryente shpërndarjen e saj.


Në total, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre telefona celularë dhe një DVR.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me organin e akuzës për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.


"KORCA BOOM"



bottom of page