Policia në aksion 24 orësh në gjithë vendin/ Kapen 3 të kërkuar dhe goditen raste në narkotikë dhe dh*në
- 43 minutes ago
- 2 min read
Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer kontrolle të shumta në të gjithë vendin për parandalimin e paligjshmërive dhe për rritjen e sigurisë rrugore, përmes edhe monitorimit me mjete inteligjente.
Sipas të dhënave zyrtare, janë kapur 3 persona në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Është finalizuar edhe një operacion policor për goditjen e krimeve mjedisore, ku janë arrestuar 2 persona dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, me 16 persona të përfshirë, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 10 janë proceduar në gjendje të lirë.
Për krimet ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 1 të arrestuar, 10 të proceduar dhe 1 në kërkim.
Janë regjistruar gjithashtu 6 raste të dhunës në familje, me 1 arrestim dhe 5 procedime në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesa për urdhër mbrojtjeje.
Policia ka arrestuar 2 persona që kishin thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për shkelje të vendimeve gjyqësore.
Në fushën ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 2 persona të proceduar në gjendje të lirë.
Për krimet ndaj pronës janë regjistruar 6 raste, ku një person është arrestuar për zjarrvënie, 4 janë proceduar dhe vijon puna për kapjen e një autori tjetër për vjedhje.
Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 3 raste, me 2 arrestime dhe 3 procedime për ndërtime pa leje dhe ndotje të mjedisit.
Janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë dhe 8 janë proceduar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në qarkullim rrugor 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Policia Kufitare ka proceduar 2 persona për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 person për posedim të një sasie të vogël kanabisi.
Në fund, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe anonimitet./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















