top of page

POLICIA/ Procedime penale në Korçë, Pogradec e Kolonjë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 20, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:


M. N. dhe A. K., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje;


K. M., 35 vjeç, banues në Lubonjë, pasi u kap duke transportuar 6m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Sh., 34 vjeç, banues në Stropckë, pasi u kap duke transportuar 6 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja Sh. Q. dyshohet se ka dëmtuar me lëndë kimike helmuese, disa hardhi në pronat e 2 bashkëfshatarëve.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



“KORÇA BOOM”


bottom of page