top of page

LAJMI I FUNDIT/ E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua, në fshatin Dars, Klos. Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga uji, por është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë mikut të tij, i cili mbeti në mes të rrjedhës së ujit. 


Pas ndalimit, Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. 24-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Jurgen Karaj vijon të rezultojë i zhdukur./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page