Zhduket 55-vjeçari nga Koblara, ishte nisur drejt Trebickës për bagëtinë
top of page

Zhduket 55-vjeçari nga Koblara, ishte nisur drejt Trebickës për bagëtinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Flamur Tako, 55 vjeç nga fshati Koblarë, rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së 4 shkurtit 2026. Sipas familjarëve, ai ishte nisur rreth orëve të vona drejt fshatit Trebickë për të çuar bagëtinë, por nuk ka arritur të kthehet në banesë dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të.


Familjarët tregojnë se përpjekjet për ta kontaktuar me telefon kanë qenë të pamundura, ndërsa çdo tentativë për ta gjetur në zonë ka rezultuar e pasuksesshme. I biri i Flamurit ka bërë një denoncim zyrtar në policinë lokale, dhe strukturat përkatëse kanë nisur kërkimet në terren për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe për të gjetur personin e munguar.


Policia dhe familjarët po bëjnë apel publik: kushdo që disponon informacion mbi vendndodhjen e Flamur Takos ose ka parë diçka të dyshimtë në lidhje me lëvizjet e tij ditën e zhdukjes, lutet të kontaktojë menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose telefonojnë familjarët për t’i dhënë informacion. Çdo detaj mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij dhe për sigurinë e familjes.


Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe kërkimet në zonat përreth Trebickës dhe Koblarës.


Familja shpreh shqetësimin e thellë dhe falenderon paraprakisht çdo person që mund të ndihmojë me informacion.

"KORCA BOOM"


bottom of page