top of page

“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj nga spitali: Mjekët më dhanë pushim, por unë do të...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Adriatik Lapaj, ka mbetur i plagosur në kokë mbrëmjen e djeshme, 4 janar, pasi Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, të cilët prej rreth një muaji zhvillonin një protestë të pandërprerë përpara godinës së Kryeministrisë.


Gjatë ndërhyrjes nga forcat e policisë, Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë, të shkaktuara nga një bombol gazi.


Lapaj flet për TCh nga spitali:


Kristi Gongo: Adriatik e ke kaluar natën në urgjencë, çfarë ndodhi


Adriatik Lapaj: Rreth orës 12:20 punonjës të policië janë paraqitur te vendi ku rrimë para Kryeministrisë.Është e dokumentuar dhe me video. Kanë tërhequr plasmasin dhe janë rrëzuar ngrohëset. Njëra prej tyre me ka goditur në pjesën e pasme të kokës. Erdhi ambulanca.


Gongo: Të ra gjendje të fikti?


Lapaj: Ishte një moment që nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Po merrnin karrige e gjëra.

Gongo: Çfarë thanë mjekët, si është gjendja


Lapaj: Më futën në skaner, më bënë serume dhe disa ilaçe


Gongo: Do dalësh sot nga spitali


Lapaj: Më kanë rekomanduar 4-5 ditë pushim dhe me ilaçe.


Gongo: Do qëndrosh në spital apo do largohesh


Adriatik: Besoj do dal sot dhe do rikthehem në shesh. Unë e besoj këtë që po bëj. Është çështje e një shpqërie që duhet të kuptojë që ka pushtet mbi të zgjedhurin. Me popullin nuk tallen dot.


Gongo: Si po përballësh me situatën e përplasjeve me policinë


Lapaj: Sot më kanë bërë kallëzimin e tretë penal. Unë nuk do djeg e thyej zyrat e shtetit tim, por do rezistoj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page