top of page

Politikani Pilinçi: Veliajt i hyri vetja në qejf, nga hiçi, iu zunë sytë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13, 2025
  • 1 min read

Politikani Pëllumb Pilinçi ka komentuar sot disa nga ngjarjet politike në vend.


Në një intervistë të zhvilluar këtë të mërkurë, Pilinçi u ndal te rasti i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.


Pilinçi hodhi akuza për korrupsion ndaj Veliajt dhe e cilësoi si një njeri që i hyri vetja në qejf nga hiçi.


“Veliajt i hyri vetja në qejf, nga hiçi. Bridhte me makinë. Shkonte shtet më shtet si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Bravo i qoftë që u martua. Bëri një dasmë prej milionerësh në Kalanë e Gjirokastrës.


Kur e pyesnin njerëzit, thoshte se i gjeti nga kursimet e mamasë. Iu zunë sytë Erionit. E thashë që do arrestohej. Ju shqiptarë do shihni shumë gjëra, nga vjedhjet që ju kanë bërë”,-tha Pilinçi./CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page