Porta del nga shinat dhe e zë poshtë, 12-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një i mitur 12-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pasi është dëmtuar rëndë gjatë një incidenti në oborrin e banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur fëmija ka tentuar të mbyllë portën e jashtme të oborrit, e cila ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi trup.
Menjëherë pas incidentit, 12-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë.
"KORCA BOOM"



















