Postimi që sot dhemb: “Të dua, por mos më vrit” – Ai nuk u kthye më nga rruga
- Korca Boom
- Aug 21, 2025
- 1 min read
Një aksident tragjik i ndodhur më 19 gusht në aksin rrugor Fier–Patos i ka marrë jetën Gazment Gropës, 38 vjeç, një djalë i njohur në komunitetin lokal për pasionin e tij të madh ndaj motorëve.
Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti përfshiu mjetin që drejtonte Gropa dhe një automjet tjetër. Nga përplasja, mbetën të lënduar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja e tij, ndërsa 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Një postim i bërë nga vetë Gazmenti katër vite më parë në rrjetet sociale, tashmë tingëllon si një paralajmërim i heshtur. Në një foto me motorin e tij, ai kishte shkruar: “Të dua, por më shiko në sy dhe më premto. Nuk do të më vrasësh kurrë!”. Mesazh që sot, për shumë miq dhe të afërm, ka marrë një kuptim të dhimbshëm.
Vdekja e tij ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin, ndërsa pasioni i Gazmentit për motorët – që ishte pjesë e përditshmërisë së tij – e bën këtë humbje edhe më të ndjeshme.
“KORÇA BOOM”



















