top of page

Procedim penal për ushtrim të aktivitetit të paregjistruar dhe dyshime për kontrabandë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve K. K., 34 vjeç, dhe J. M., 47 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në bizneset e tyre private, u konstatua se ata po ushtronin aktivitetin tregtar pa u regjistruar pranë organeve kompetente.


Gjithashtu, në ambientet e biznesit të shtetasit 34-vjeçar u gjet një sasi pije alkoolike pa pullë fiskale, të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara.


Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page