top of page

Projektbuxheti 2026: Rriten taksat mbi karburantet, teknologjinë dhe disa mallrave e përditshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Në projektbuxhetin e ri për vitin 2026 pritet të rriten disa taksa dhe tatime që do të ndikojnë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Akciza për mallra të konsumit si birra, nafta dhe kafe do të rritet me 1.5%, ndërsa taksa e karbonit shkon nga 3 lekë në 4.5 lekë për kilogram. Kjo do të ndikojë në rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve të konsumit të përditshëm.


Rritje të ndjeshme do të ketë edhe për sektorin e teknologjisë, ku tatimi mbi fitimin do të shkojë nga 5% në 15%, duke e larguar këtë industri nga përfitimet lehtësuese të deritanishme.


Megjithatë, qeveria parashikon edhe disa lehtësira. Do të falen detyrimet dhe gjobat 10-vjeçare deri në vitin 2014, ndërsa për vitet e tjera do të ketë lehtësira me kushte. Për fermerët, kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të shitjes, për të nxitur formalizimin dhe konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Në sektorin e pasurive të paluajtshme, tatimi për rivlerësim propozohet të ulet nga 15% në 5%.


Paketa fiskale përfshin gjithashtu ndryshime në procedurat tatimore, duke futur përdorimin e nënshkrimit elektronik për aktet administrative, publikimin online të të dhënave të biznesit, uljen e kufirit për pagesat me para në dorë dhe detyrimin për pajisje me terminale “POS”.


Kombinimi i rritjes së taksave dhe masave lehtësuese synon të mbledhë të ardhura shtesë për buxhetin, por do të ketë një efekt të dukshëm mbi çmimet e mallrave dhe kostot e jetesës për qytetarët dhe bizneset./ Vna.al

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page