Prokuror i kapur në flagrancë? Hetim i gjerë për korrupsion në drejtësi
- Korca Boom
- Oct 27, 2025
- 1 min read
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar personin me inicialet B.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
I dyshuari, që ushtronte detyrën e prokurorit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe me ligjet në fuqi.
"KORCA BOOOM"



















