Prokuroria ngre akuza ndaj ish-aktorit të “Portokallisë”, zbardhen detajet
- 1 hour ago
- 1 min read
Ish-aktori i spektaklit humoristik Portokalli, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.
Sipas hetimeve të zhvilluara për afro një vit, organi i akuzës ka konstatuar se Veleshnja dyshohet se ka mashtruar një mik të tij me inicialet Y.T, duke i marrë automjetin në mirëbesim dhe më pas duke e shitur për një shumë prej rreth 2 milionë lekësh të vjetra.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja tashmë po shqyrtohet në Gjykatën e Durrësit nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa seanca e radhës ndaj aktorit është planifikuar të zhvillohet më 30 qershor 2026.
Lidhur me këtë procedim penal, policia dhe prokuroria e Durrësit kishin urdhëruar arrestimin e Veleshnjës në muajin dhjetor të vitit 2024. Pas ndalimit dhe daljes para gjykatës, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas dosjes hetimore, aktori i njohur ia kishte marrë makinën mikut të tij në mirëbesim, por më pas dyshohet se e ka shitur automjetin tek persona të tjerë pa dijeninë e pronarit.
“KORÇA BOOM”
















