Protesta e djeshme e PD me molotov, policia: Arrestohen 15 persona, 52 të shoqëruar
- 3 hours ago
- 1 min read
Nga protesta e djeshme, janë shoqëruar në total 52 persona, 17 prej të cilëve janë arrestuar dhe për 35 të tjerë kanë nisur hetime në gjendje të lirë.
Protesta e organizuar një ditë më parë nga Partia Demokratike u shoqërua me incidente dhe ndërhyrje të policisë, duke çuar në shoqërimin e 52 personave.
Sipas njoftimit zyrtar, 17 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për 35 të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Tubimi i opozitës, i thirrur në kuadër të aksionit politik kundër qeverisë, nisi me fjalime dhe thirrje politike nga drejtuesit e Partisë Demokratike. Pa fjalës së kryedemokratit, u regjistruan përplasje mes një pjese të protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas policisë, ndaj efektivëve janë hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike, ndërsa pati tentativa për të çarë kordonin e sigurisë. Si pasojë, disa punonjës policie mbetën të lënduar.
Incidentet u shënuan edhe në zonën pranë xhamisë së Namazgjasë, ku u raportuan dëmtime materiale.
Policia bëri të ditur se arrestimet janë kryer për vepra të ndryshme penale, përfshirë kundërshtim të punonjësve të policisë, prishje të rendit dhe sigurisë publike, si dhe dëmtim të pronës.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Partia Demokratike nuk ka reaguar në mënyrë të detajuar mbi bilancin e shoqërimeve dhe arrestimeve, ndërsa më herët ka akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës. Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidente vijojnë./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















