“Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”, u godit me çekiç, zbardhen detaje nga vrasja e 57-vjeçarit
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.
Mësohet se autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.
Burime policore bëjnë me dije se debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.
“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, thuhet në njoftimin e policisë./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















