top of page

POLICIA/ Vjedhje në Korçë e në Maliq. Dhunë ndaj bashkëshortes në Sovjan. Ngjarje në Kolonjë dhe Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Qarku Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet një peshore elektronike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.


Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy celularëve të 32-vjeçarit, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari ushtronte aktivitetin në lokal, pa e regjistruar në organet tatimore. Peshorja elektronike dhe 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 57 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, në banesë, shtetasit N. J.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-E. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi N. Ç., i cili pretendon se një javë më parë, 35-vjeçari i ka vjedhur në banesë, në fshatin Kolanec, Maliq, një shumë parash.


-A. O., 50 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.


Më datë 19.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi L. H., 44 vjeç, banues në Pogradec, se në rrugë është konfliktuar fizikisht me tre shtetas të panjohur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page