top of page

Punonte në kantier ndërtimi/ Rrëzohet nga kati i tretë, 51-vjeçari në gjendje kritike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Një burrë 51-vjeçar shqiptar është shtruar në spital në gjendje kritike pas një aksidenti në punë dje, në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra.


Sipas informacioneve nga mediat e huaja, punëtori dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një bosht të zbrazët ashensori, duke rezultuar në lëndime të rënda.


Ai u transportua me ambulancën drejt Spitalit Universitar të Patrës, ku po trajtohet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv. Policia vazhdoi me arrestimin e mbikëqyrësit të projektit, i cili më pas u lirua./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page