Punësimi në shtet, Rama: Platformë me informacion të plotë për çdo vend vakant
- Apr 7
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re digjitale, e cila synon të ofrojë informim të përditësuar mbi të gjitha vendet e lira të punës në sektorin publik në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kjo nismë synon të rrisë transparencën dhe të ndryshojë perceptimin e krijuar ndër vite për administratën publike. Sipas tij, platforma do të ofrojë një pasqyrë të plotë të mundësive të punësimit, duke përfshirë jo vetëm shërbimin civil, por të gjithë sektorin publik.
“Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik. Kjo platformë i jep mundësi kujtdo që kërkon të kontribuojë të ndjekë jo vetëm vendet e lira, por edhe dinamikën e tyre,” u shpreh ai.
Kryeministri vlerësoi gjithashtu rolin e administratës publike, duke theksuar se, pavarësisht paragjykimeve, shumica e punonjësve kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim në përfaqësimin e vendit, veçanërisht në proceset e integrimit në Bashkimi Europian.
Sipas Ramës, kjo platformë krijon një urë më të fortë komunikimi mes qytetarëve dhe shtetit, duke e bërë më të lehtë aksesin në informacion dhe duke garantuar një proces më të hapur dhe të monitorueshëm për punësimin në administratën publike.
“KORÇA BOOM”
















