top of page

Punëtori bie nga lartësia në një kantier ndërtimi, procedohen dy inxhinierë dhe po hetohet administratorja e firmës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Një incident i rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Saukut të Ri, ku një 31-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës në fasadat e një objekti në ndërtim.


I lënduari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj dy inxhinierëve të firmës ndërtuese, përkatësisht shtetasve K. K., 22 vjeç dhe A. H., 24 vjeç.


Gjithashtu, po punohet për shoqërimin e administratores së firmës, shtetasja E. K., 55 vjeçe, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe për verifikimin e zbatimit të masave të sigurisë teknike në kantier.


Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka referuar materialet në Prokurori.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page