top of page

EMRAT/ Lojëra fati pa licencë, arrestohen pronari i lokalit dhe kamerieri! Ja çfarë u sekuestrua gjatë ndërhyrjes

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një lokal ku ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit është zbuluar në Divjakë, ndërsa Policia prangosi dy nga personat e dyshuar si organizatorë.


Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të aksionit të koduar “Game Over” (Loja mbaroi), u ndaluan Altin Çoku, pronar i lokalit dhe Edmir Çela, kamerieri.


“Zbulohet në një lokal një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve. Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një kamarier, i punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë”, tha policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page