top of page

Punëtorët po punonin poshtë furgonit në servis, mjeti shkrumbohet nga flakët

  • Mar 31
  • 1 min read

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që gjithashtu shërben edhe si gomisteri.


Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër në kilometrin e 2-të në rrugën Shkodër-Hani Hotit.


Punonjësit ishin duke punuar poshtë furgonit duke salduar dhe papritur ky mjet ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.


Nga flakët punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin aty kanë arritur që të shpëtojnë pa u lënduar nga flakët.


Menjëherë mbërritën zjarrfikëset duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e zjarrit që të mos përhapej.


Si shkak i këtij zjarri përveç furgonit është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej aty afër ndërsa dëme materiale ka pësuar edhe servisi dhe gomisteria.


Ndërkohë grupi hetimor bashkë me ekspertët e zjarrfikësve janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri aksidental që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page