top of page

“Për famë apo për sponsor?” shpërthen debati mes dy banoreve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur ndjeshëm mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një debat të ashpër me akuza të ndërsjella.


Përplasja nisi pasi Brikena deklaroi se Ina është futur në Big Brother VIP vetëm për famë, duke e konsideruar pjesëmarrjen e saj në program si një mënyrë për t’u promovuar.


Ina reagoi menjëherë dhe iu kundërpërgjigj me tone të forta, duke hedhur një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Brikenës. Sipas saj, pjesëmarrja e Miss-it në reality show lidhet me gjetjen e një sponsori të ri.


Brikena u shpreh: “Çfarë nuk bën për një copë famë.”


Ndërsa Ina iu përgjigj: “Mendon se kam ardhur për famë? Mendon se më mungon? Po ti për çfarë ke ardhur, apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in?”


Brikena vijoi debatin duke thënë se fjalët e Inës nuk e prekin dhe se nuk arrin ta nxjerrin nga vetja.


Debati mes dy banoreve shtoi edhe më shumë tensionin në shtëpinë e Big Brother VIP, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.

"KORCA BOOM"


bottom of page