top of page

LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu blindon sulmin, korçarët huazojnë futbollistin...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu ka filluar të lëvizë në merkato, teksa përforcimi i parë vjen nga reparti ofensiv. 22-vjeçari shkodran, Antonio Delaj, është huazuar nga Elbasani dhe do të veshë fanelën bardhekuqe deri në fund të sezonit.


Sulmuesi i majtë, nuk po gjente hapësira te verdheblutë, teksa ky huazim, pritet t’i krijojë hapësirën e nevojshme për të shpalosur talentin e tij.


Në këtë edicion, me fanelën e Elbasanit, futbollisti shkodran është aktivizuar 7 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar, duke marrë në total vetëm 148 minuta.


Në total, duke përfshirë edhe aktivizimet me fanelën e Vllaznisë, Delaj, numëron 46 ndeshje në Superiore, dy gola të shënuar dhe 3 asiste.


Gjasat janë që me huazimin e Delajt, ylli egjiptian i Skënderbeut, Saleh Nasr të pozicionohet në majë të sulmit./ PANORAMASPORT.AL

“KORÇA BOOM”




bottom of page