top of page

Struga fiton ndaj Maliqit në takimin miqësor të zhvilluar në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Është zhvilluar sot në Korçë një takim miqësor mes ekipit të Maliqit dhe atij të Strugës. Ndeshja u luajt në kuadër të përgatitjeve të skuadrave për fillimin e fazës së re të këtij sezoni.


Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e ekipit të Strugës, i cili shënoi një gol. Në pjesën e dytë, skuadra mike realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-3 në favor të Strugës.


Ky takim i shërbeu të dy trajnerëve, Malesija dhe Shkëmbi, për të parë gjendjen e ekipeve dhe elementët që duhen përmirësuar në këtë fazë përgatitore.

"KORCA BOOM"


bottom of page