top of page

Një përforcim surprizë vjen për Pogradecin, synimi Superiore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pogradeci vijon me përforcimet në merkato, ndërsa së fundmi skuadrës i është bashkuar ish-kapiteni i Kukësit, Redon Dragoshi.

25-vjeçari është aktivizuar këtë edicion me Kukësin në 14 ndeshje, ku shënoi 2 gola, dhe tani do të kërkojë një aventurë të re me skuadrën e Emiljano Çelës, me objektiv ngjitjen në Kategorinë Superiore.


Dragoshi ka një përvojë të pasur në futbollin shqiptar. Ai ka luajtur 98 ndeshje në elitën e futbollit, 30 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe 15 në Kupën e Shqipërisë. Përveç kësaj, mbrojtësi ka përfaqësuar edhe Kombëtaren shqiptare, duke luajtur 1 ndeshje me U21 dhe 5 me U19.


Ky transferim pritet të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e Pogradecit dhe të ndihmojë skuadrën në rrugën drejt rikthimit në elitë.

"KORCA BOOM"


bottom of page