top of page

SKËNDERBEU/ 3 javët e ardhshme të bardhekuqve. Datat dhe oraret. Ja kur i luan!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Këtë të shtunë rikthehet kategoria e parë në futboll për vitin 2026-të, ndërkohë që tashmë FSHF prej ditësh ka bërë të ditur oraret dhe datat zyrtare të tre javëve në vazhdim, pra deri në fund të muajit janar.


Skënderbeu pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë i ka kthyer “sytë” te ndeshjet e kampionatit, teksa në këto 3 javë të përcaktuara dy do ti luajë në shtëpi dhe një në transfertë.


Të shtunën e 17 janarit skuadra bardhekuqe për takimin e javës së 18-të pret në shtëpi Lufëtarin dhe kjo ndeshje starton në orën 16:00, duke qenë e vetmja ndeshje që luhet në këtë orë.


Më pas në javën e 19-të Skënderbeu do të udhëtojë në transfertë ku e pret Besa dhe për ky takim luhet të shtunën e 24 janarit dhe starton në orën 13:30.


Ndeshja e fundit e janarit për Skënderbeun do të jetë ajo e 31 janarit, teksa për javën e 20-të skuadra juglindore do të rikthehet të luajë në stadiumin “Skënderbeu” teksa do të presë Kastriotin dhe kjo ndeshje do të startojë në orën 16:30.


Më poshtë sjellim dhe kalendarin e plotë të kategorisë së parë për 3 javët në vazhdim:

 

JAVA 18

17 janar 2025 (E Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Kukësi

Ora 13:30 Pogradeci-Besa

Ora 13:30 Iliria Kastrioti

Ora 13:30 Lushnja-Korabi

Ora 13:30 Burreli-Apolonia

Ora 16:00 Skënderbeu-Luftëtari

 

JAVA 19

24 janar 2025 (E Shtunë)

Ora 13:30 Korabi-Iliria

Ora 13:30 Kastrioti-Pogradeci

Ora 13:30 Besa-Skënderbeu

Ora 13:30 Luftëtari-Kukësi

Ora 13:30 Burreli-Laçi

25 janar 2025 (E Diel)

Ora 13:30 Apolonia-Lushnja

 

JAVA 20

31 Janar 2025 (e Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Luftëtari

Ora 13:30 Kukësi-Besa

Ora 13:30 Pogradeci-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Apolonia

Ora 16:30 Skënderbeu-Kastrioti

1 Shkurt 2025 (E Diel)

Ora 13:30 Lushnja-Burreli

“KORÇA BOOM”


bottom of page