Për herë të parë në Shqipëri: Pezullohet një zëvendëskryeministre në detyrë
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Vendimi është marrë sot nga GJKKO, ndërsa ndaj saj është vendosur edhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, sipas konfirmimit të gazetares Klodiana Lala.
Ky përbën rastin e parë në Shqipëri që një funksionare kaq e lartë qeveritare, në këtë rast numri dy i ekzekutivit, pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Një ditë më parë, Belinda Balluku mori pjesë në seancën e prezantimit të projektbuxhetit 2026, ku u shpreh se ka besim te drejtësia dhe se nuk do të përdorë gjuhë fyese ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve.
"KORCA BOOM"



















