Për të vjedhur paratë, i qetësoi me medikamente: Policia e ndalon 36-vjeçarin
- Korca Boom
- Nov 22
- 1 min read
Një 36-vjeçar, I. K., dyshohet se u ka dhënë një sasi të lartë valiumi vjehrrit dhe vjehrrës së tij, me qëllim që të vidhte një shumë parash nga banesa e tyre në Librazhd.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja u zbulua pasi bashkëshortët e moshuar u dërguan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit, i cili rezultoi të ishte dhëndri i çiftit, I. K.
Hetimet treguan se ai u kishte administruar një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime serioze shëndetësore, e më pas kishte vjedhur paratë nga banesa. Të dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“KORÇA BOOM”



















