top of page

Përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat në postë përmes kredencialeve të koleges, e pëson punonjësja

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Policia e Elbasanit ka referuar materialet për punonjësen e degës postare në Elbasan, pasi akuzohet se ka përvetësuar një shumë parash nga ky institucion.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.Rr., e cila dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan, pasi dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj.”, sqaron policia./Shqip

“KORÇA BOOM”


bottom of page