top of page

“Përjetësisht në zemrën time”: Vajza e Dr. Florit kujton artistin në 11-vjetor

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 17, 2025
  • 1 min read

Sot shënohet 11-vjetori i ndarjes nga jeta të Dr. Florit, një prej zërave më karakteristikë dhe artistëve më të kompletuar të muzikës moderne shqiptare. Kjo ditë sjell me vete një ndjesi të thellë nostalgjie për publikun, duke rikthyer kujtimet për një talent që la gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike.


Përveç krijimtarisë së pasur, Dr. Flori u kujtohet si një figurë e dashur, me muzikë që vazhdon të dëgjohet edhe sot e të frymëzojë breza të tërë.

Në këtë përvjetor, vajza e tij, Kaltrina Kondi, e ka kujtuar me një mesazh emocional në “Instastory”. Ajo publikoi një fotografi të varrit të tij, duke shkruar:


“11 vite pa ty babi. Edhe pse koha kalon, mungesa jote nuk zvogëlohet. Çdo ditë të kujtoj me dashuri, mall e mirënjohje për gjithçka që më dhe. Përjetësisht në zemrën time.”

Mesazhi i saj preku shumë ndjekës, duke rikthyer vëmendjen tek figura e Dr. Florit dhe tek trashëgimia e tij artistike, e cila mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve.

"KORCA BOOM"


bottom of page