top of page

Ngjarje tronditëse, tre persona rr*mbejnë dhe rr*hin një 28-vjeçar

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga tre të rinj.


Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, tre personat dyshohet se e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë rrahur.


Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga tre persona: një 30-vjeçar me inicialet E. L., një 24-vjeçare me inicialet E. Sh. dhe një tjetër 22-vjeçare me inicialet M. K.


Sipas njoftimit zyrtar, ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për t’i hequr lirinë 28-vjeçarit dhe për ta dhunuar.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari dhe e kanë dhunuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin që çoi në këtë akt dhune.


"KORCA BOOM"


bottom of page