top of page

Përleshje fizike mes qiramarrësit dhe pronarit për afatet e qëndrimit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një konflikt mes një pronari banese dhe qiramarrësit ka përfunduar me plagosjen e pronarit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:00 në lagjen “10 Korriku”. Sipas policisë, shtetasi B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësi i tij, Klevis Aliaj, 36 vjeç, nisën një debat verbal për afatet e qëndrimit në dhomën me qira, i cili më pas degjeneroi në përleshje fizike.


Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur pronarin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe veprimet që do të ndërmerren më tej.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page